Elshani: Nga nesër mund të ketë bllokada në anën e kufirit të Serbisë, qytetarët t’i mënjanojnë ato rrugë

Aktuale

Elshani: Nga nesër mund të ketë bllokada në anën e kufirit të Serbisë, qytetarët t’i mënjanojnë ato rrugë

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 17:36
Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë se qytetarët e Kosovës sidomos diaspora është mirë t’i mënjanojnë kalimet në pikat kufitare me Serbinë.

Ai tha se në veri situata e përgjithshme është e qetë por ende delikate.

“Ka informata se mund të ketë bllokada në pikat kufitare në anën e Serbisë, informacionet janë se nesër nga ora 00:00 apo në orën 6. Nga ana e policisë bëjmë thirrje që qytetarët t’i evitojnë këto rrugë.

Situata është e qetë, është delikate duke pasur parasysh zhvillimet politike, sidomos që dy vite e këndej, jemi në numër të mjaftueshëm nëse ka nevojë për reagim jemi këtu. Informacioni që e kemi është që nesër në orën 18:00 mund të ketë bllokada. Nga dita e nesërme do të ishte mirë që qytetarët të mos I frekuentojnë ato rrugë, mund të ketë probleme, s’e dimë si do zhvillohet situate në anën tjetër të kufirit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat