Pacolli ‘tallet’ me ekuacionin e Kurtit, thotë se kryeministri nuk gabon, por ky ishte qëllimi i tij

Aktuale

Pacolli ‘tallet’ me ekuacionin e Kurtit, thotë se kryeministri nuk gabon, por ky ishte qëllimi i tij

Nga: H.O. Më: 5 shtator 2024 Në ora: 21:15
Albin Kurti/ Behgjet Pacolli/ Arkiv

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim të tij në facebook ka komentuar momentin e ekuacionit matematikor, që kryeministri Albin Kurti tentoi ta zgjidhë.

Pacolli duke iu drejtuar kryeministrit, thotë se ka qenë ai që ka zgjidhur problemet kyqe në politikbërjen në Kosovë.

Tutje, shkruan ai se kryeministri nuk gabon, por kishte një qëllim.

Postimi i plotë:

Kryeministër, gjithmonë kam qenë unë ai që ka zgjidhur problemet kyqe në politikbërjen në Kosovë! 🤣🤣🤣

Por ndihmësit tuaj, në ngutjen e tyre për të bërë një shfaqje dhe për t'ju lavdëruar, ju dhanë një ekuacion që dukej më shumë si një truk cirku sesa matematikë. Sikur të më kishin pyetur mua, do t'ua kisha dërguar zgjidhjen përpara se të fillonte shfaqja e tyre... por mesa duket shfaqja duhet të vazhdojë, apo jo….😀😀

…. Mënjanë shakatë, kryeministri nuk gabon, por vetëm dashti  të shoh  fytyrat e gëzuara të ministres dhe kryetarit  pas “zgjidhjes” së ekuacionit👌👌👌

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat