Shkodra pas paralajmërimeve për bllokim të kufijve: I besojmë institucioneve, qytetarët të jenë të qetë

Aktuale

Shkodra pas paralajmërimeve për bllokim të kufijve: I besojmë institucioneve, qytetarët të jenë të qetë

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 22:14
Selam Shkodra

Njohësi i sigurisë, Selam Shkodra, pas paralajmërimeve për bllokim të kufijve thotë se atje Policia e Kosovës do të veprojë në bazë të planit operacion.

Sipas tij, për këtë qytetarët duhet të rrinë të qetë, pasi që sipas deklaratës së zëvendësdrejtorit të veriut të Kosovës, Veton Elshani atje nuk do të lejohen bllokada brenda territorit të Kosovës.

“Tentativa edhe mund të ketë, ata mund të tentojnë të grumbullohen ose të kenë ndonjë veprim që mund të çojë në bllokim të rrugëve, por unë jam i prirë me iu besu institucioneve të vendit. Policia ka thënë që nuk lejojnë të ketë asnjë lloj bllokade. Unë mendoj se në bazë të planit operativ të policisë, qytetarët duhet të jenë të qetë atje, sepse nuk do të lejohen sipas policisë”, tha ai.

“Sipas policisë, nuk ka më fuqi pjesa e kriminalizuar e komunitetit serb që të reagojë në atë formë siç ka reaguar para 25-vitete duke terrorizuar popullatën e duke bllokuar rrugë”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat