Tre persona të lënduar e gjashtë të arrestuar pas një përleshje fizike në Prishtinë

Aktuale

Tre persona të lënduar e gjashtë të arrestuar pas një përleshje fizike në Prishtinë

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 22:16
Ilustrim

Sonte në lagjen Emshir në Prishtinë ka pasur përleshje fizike mes disa personave.

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshje fizike që ka ndodhur sonte në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.

Kështu bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat