Politikani serb i ashpër: Agim Bahtiri i ka mesazhet e dhunshme, ta lëshoj topi në tokë

Aktuale

Politikani serb i ashpër: Agim Bahtiri i ka mesazhet e dhunshme, ta lëshoj topi në tokë

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 06:29
Aleksandar Arsenijeviq

Vendi ku u zhvillua emsioni Politiko të hënën siç duket nuk i pëlqeu politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Ai i ftuar po në këtë emision përmendi pjesmarrjen e ish kryetarit të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtirit duke thënë si ai ka mesazhe të dhunshme.

“Mund them se përzgjedhja e mysafirëve edhe z. Bahtirit që një muaj e sa i ka mesazhet e tij që janë të dhunshme, pra që të organizohen protesta nga jugu drejt veriut.

Ne e dimë çka do të thotë dhe unë me këtë rast e kisha lutur që ta lëshoj topin në tokë”, deklaroi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat