Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka komentuar arsyet e vizitës së ndërmjetësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak në Kosovë.
Sipas tij, ai mund të bisedojë vetëm lidhur me marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, por jo edhe për urën dhe mbylljen e institucioneve të Kosovës në veri, këto janë çështjet e Kosovës e jo të Serbisë.
“Emisari, ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi i cili po zgjatë tash e 12 vite, pa kurrfarë suksesi, sepse në këtë dialog janë angazhuar kryesisht ndërmjetësuesi pro serb, që edhe e “dallashuan” dialogun i cili qe sa kohë ka rënë në gjumë. E pikërisht për ta zgjuar dialogun, ekipi i Borrellit në ikje turpshëm nga pozita e tyre, pra Lajçak po vjen në Kosovë për ta ngjallë dialogun që tashmë ka vdekur”, thotë Maxharraj.
Sipas tij, Lajçak mund të vijë sa herë të do, edhe pse është në ikje dhe dialogun e ka bërë “bërrllog”.
“Ai mund të vijë sa herë të do, ani pse është në ikje dhe dialogun e ka bërë bërrllog. Po vjen me qëllime jo të mira. So, pra Lajçak në Prishtinë mund të bisedojë vetëm për marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, të cilën Serbia edhe zyrtarisht e ka refuzuar bile për këtë e ka njoftuar edhe BE-në me shkresë zyrtare. Ekipi i Kosovës në dialog nuk duhet të hap tema tjera, siç janë ura e Ibrit, mbyllja e institucioneve paralele në veri, sepse këto janë çështje ekskluzivisht të Kosovës, jo të Serbisë dhe se Serbia nuk duhet të lejohet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës”, pohon Maxharraj.