25 vjetori i themelimit, Policia e Kosovës hap portën për qytetarë, vërehet pak interesim

Aktuale

25 vjetori i themelimit, Policia e Kosovës hap portën për qytetarë, vërehet pak interesim

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 09:24
Interesimi ishte i vogël nga qytetarët

Që nga ora 8:00 e mëngjesit, Policia e Kosovës ka organizuar portën e hapur për qytetarë.

Kjo për nder të shënimit të 25-vjetorit të themelimit.

Interesimi ishte i vogël nga qytetarët, ndërsa ceremonia qendrore do të mbahet në hotel “Emerald”, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë ceremoni solemne pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat