Gërvalla: Me Serbinë që nxitë vetëm urrejtje, vazhdimi i procesit në Bruksel do të jetë i vështirë

Aktuale

Gërvalla: Me Serbinë që nxitë vetëm urrejtje, vazhdimi i procesit në Bruksel do të jetë i vështirë

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 12:06
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha sot në një konferencë për media, se me qasjen e Serbisë, me paralajmërimin për bllokim të kufijve e gjuhë që nxitë urrejtje dhe konflikte, vazhdimi i procesit në Bruksel, sipas saj, do të jetë tepër i vështirë.

“Kemi nevojë për një rishikim të procesit në tërësi, kemi nevojë që komisioni i ri, personat e ri që vijnë në Bruksel dhe marrin detyrat e reja të kenë një strategji të qartë se ku çon procesi i ri i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë dhe si do të duket ky proces.

Me këtë qasje, me bllokimin e kufijve të Kosovës, me një qasje vazhdimisht armiqësore, me një gjuhë e cila nxit vetëm urrejtje dhe konflikte, do të jetë i vështirë vazhdimi i procesit në Bruksel.

Prandaj duhet të presim deri të vijnë institucione të reja, bartësit e rinj të funksioneve të reja me shpresën që do të kenë një vizion më të qartë se si mund të ruhet siguria dhe paqja e brishtë në rajonin tonë”, tha Gërvalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat