Lajçak shkruan pas takimit me Bislimin

Aktuale

Lajçak shkruan pas takimit me Bislimin

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 12:45
Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në llogarinë e tij në “X” për takimin që ka pasur në Kosovë me zëvendëskryeministrin kosovar, Besnik Bislimi.

Lajçak ka thënë se kanë pasur një bisedë të hapur dhe të detajuar për takimin e radhës të shefave të ekipeve negociatore.

Emisari sllovak ka treguar gjithashtu se kanë biseduar edhe për Planin e Rritjes dhe për hapat e radhës në Dialog në periudhën e ardhshme.

“Mirë të kthehem në Kosovë! Pata një diskutim të hapur dhe të detajuar për takimin e radhës të kryenegociatorëve me zëvendëskryeministrin e pare Besnik Bislimi. Ne folëm edhe për Planin e Rritjes dhe hapat e ardhshëm në Dialog në periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat