Në 25-vjetorin e Policisë së Kosovës, Krasniqi ndan videon e rrallë të Thaçit

Aktuale

Në 25-vjetorin e Policisë së Kosovës, Krasniqi ndan videon e rrallë të Thaçit

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 14:19
Hashim Thaçi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka shpërndarë një video të ish-presidentit, Hashim Thaçi e realizuar në vitin 1999.

Ai thotë se më 6 shtator të vitit 1999, Thaçi inauguroi shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës, që pas pavarësisë së vendit u shndërruar në Polici.

“Në qershor të vitit 1999, Hashim Thaçi me shokët e tij u kthye fitimtar nga frontet e luftës për çlirimin e Kosovës. I vetëdijshëm se pas lirisë, rruga për ngritjen e shtetit sapo kishte filluar, me 6 shtator të po atij viti, Hashim Thaçi, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, inauguroi shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës, që pas pavarësisë së vendit u shndërrua në Polici të Kosovës.

Që nga ajo ditë, me dhjetëramijëra qytetarë të Kosovës kanë shërbyer në uniformën e vendit të tyre, duke garantuar sigurinë, paqen dhe stabilitetin në vend.  

Prandaj, sot, në 25 vjetorin e themelimit të Policisë sonë, u shpreh mirënjohjen më të thellë grave dhe burrave që ndër vite kanë shërbyer me nder, përgjegjësi dhe krenari. Kosova, si një histori e bukur suksesi, përveç lidershipit të saj të duhur politik në momentet më të rëndësishme, është meritë edhe e policisë së mrekullueshme të vendit tonë. Urime të gjithë policëve tanë. Jemi me ju dhe krah jush në çdo hap”, ka shkruar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat