Kurti ndan foto nga ceremonia e përvjetorit të Policisë: Shërbim për qytetarët, pa dallim

Aktuale

Kurti ndan foto nga ceremonia e përvjetorit të Policisë: Shërbim për qytetarët, pa dallim

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 14:43
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ndarë disa fotografi nga ceremonia zyrtare e përvjetorit të 25-të policisë së Kosovës.

“Shërbim për qytetarët, pa dallim. Besnikëri të përhershme ndaj betimit të dhënë.

Vetëmohim për Republikën dhe ligjet e saj.

Kjo është policia jonë”, ka shkruar shefi i qeverisë në postimin e tij në Facebook.

Në ceremoni pos tij, morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, ministri I Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe personalitete të tjera të njohura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat