Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, Kurti dhe Vetëvendosje nuk do të duhej të fitonin as 5%.
“Ndodhë edhe 100% të shkojnë Vetëvendosja, nuk përjashtohet si mundësi, për shembull këta ekuacionet e tilla mund edhe t’i paramendojnë e t’i zgjidhin, ndonëse një ekuacion i fundit Kurtit nuk i doli aspak i saktë ashtu siç nuk i ka dal asnjë premtim i tij që e ka bërë për këtë vend për këto 4 vite. Dhe bazuar në këto ekuacione dhe premtime të Kurtit, në zgjedhjet e ardhshme do të duhej që Kurti dhe VV-ja të mos fitojnë as 5% se për 4 vite Kurti, asnjë projekt zhvillimor për këtë vend nuk e ka bërë, e as nuk ka pasur asnëj përqindje më të lartë të mirëqenies qytetare, as shtim të vendeve të punës, përkundrazi ikje masive të qytetarëve dhe të të rinjve nga Republika e Kosovës”, ka thënë ajo.
Gaxherrit i ka reaguar analisti politik Binak Maxharraj.
Ai thotë se, Besa Gaxherri po flet jerem, duke shtaur se LVV-ja do të marr 55% në këto zgjedhje.
“Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri paska thënë sot se LVV në zgjedhjet e ardhëshme të 9/2/25 do t’i marrë vetëm 5 përqind të votave. Besa e LDK qenka zgjuar jerem që s’din çka flet.
Besa Gaxherri këtij 5 përqindëshit duhet më ja shtu edhe një 5-she për LVV që shkon në 55 përqind.
Me siguri është ngatërru me vetën se atë 5 përqind e ka menduar për LDK”, shkruan Binak Maxharraj.