Osmani takohet me drejtorin e IPK-së: Puna e tyre s’është gjithmonë e lehtë, por përherë e nevojshme

Aktuale

Osmani takohet me drejtorin e IPK-së: Puna e tyre s’është gjithmonë e lehtë, por përherë e nevojshme

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 17:58
Foto nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar dje me drejtorin e Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodajn.

Osmani tha se me Hodajn folën për sfidat dhe sukseset e këtij institucioni, ku e para e shtetit tha se potencoi se inspektorët policorë me përgjegjësi e integritet, i shërbejnë shtetit.

“Puna që ata bëjnë nuk është gjithmonë e lehtë, por është përherë e nevojshme.

Puna e tyre për mbikëqyrjen e policisë është garanci dhe dobi për qytetarët, institucionet dhe shtetin”, tha Osmani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat