Lajçaku nuk do të bëhet ambasador në Zvicër, shkak “zhvillimet e papritura”

Aktuale

Lajçaku nuk do të bëhet ambasador në Zvicër, shkak “zhvillimet e papritura”

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 19:21
Miroslav Lajçak

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bern të Zvicrës ka njoftuar se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk do të emërohet ambasador në Zvicër.

Kjo nuk do të bëhet pasi sipas delegacionit të BE-së në Bern, për shkak të “zhvillimeve të paparashikuara”.

“Për shkak të zhvillimeve të papritura, ambasadori i caktuar për Zvicër dhe Lihtenshtejn, Miroslav Lajçak, përfundimisht nuk do ta marrë postin në Bern. Rrjedhimisht, mandati i ambasadorit të tanishëm, Petros Mavromichalis, është zgjatur deri më 31 gusht 2025”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së në Bern.

Së fundi, emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i është zgjatur mandati deri në janar të vitit tjetër në krye të bisedimeve mes dy vende, ku më pas do të emërohej ambasador në Zvicër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat