Një qytetar serb ka kaluar kufirin nga Serbia për në Kosovë, në pikëkalimin kufitar të Jarinjes.
Në një prononcim për media, ai ka thënë se ka bllokadë nga ana e Serbisë, mirëpo ai e ka kaluar.
“Ka bllokadë, por unë kalova. Nuk mund të them sa njerëz janë, por ka disa njerëz, ka afishe… por unë kalova”, deklaroi ai.
Ndërkaq në pikën kufitare të Jarinjes, nga ana kosovare, po qëndrojnë edhe pjesëtarë të KFOR-it.