“Janë lodhur serbët”, Bytyçi vjen me parashikimin e fortë: Tani është koha që Serbia…!

Aktuale

“Janë lodhur serbët”, Bytyçi vjen me parashikimin e fortë: Tani është koha që Serbia…!

Nga: A.M. Më: 6 shtator 2024 Në ora: 21:09
Disa persona bllokojnë rrugën në pjesën serbe të kufirit mes Serbisë dhe Kosovës në Jarinje.

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar bllokimin e pikave kufitare Merdare dhe Jarinje nga protestuesit serbë.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se i doli parashikim që në këto protesta të paralajmëruar numri i pjesëmarrësve do të jetë i ulët.

Profesori tha se Vuçiq e ka kuptuar se Kosova nuk është ajo e viteve 2017-2020 dhe se tani serbët janë lodhur nga politikat e Beogradit.

“Më duket se po ndodh pikërisht ajo që parashikova në drekën e ditës së sotme. Vetëm një grusht serbësh janë shfaqur në dy pika kufitare me Serbinë. Dhe këto dy pika kufitare nuk janë bllokuar plotësisht. Diçka krejt simbolike. Janë lodhur edhe vetë serbët me pretendimet nacionalshovinuste të politikës së Beogradit për Kosovën!

Mjaft është mjaft! Tani është koha që Serbia ta njohë juridikisht shtetin dhe shtetësinë e Kosvës, së bashku me integritetin e saj territorial të plotë!” – shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot në drekë, në TV Klan Kosova, gjatë një interviste thashë se protestat e serbëve në veri të Kosovës do të dështojnë për shkak të pjesmarrjes së ulët dhe se Aleksandër Vuçiq do ta shfrytëzojë këtë fakt për të thënë se "Unë vetëm nuk luftoj dot kundër Kosovës"!

Thash gjithashtu se Vuçiq e ka kuptuar se Kosova nuk është ajo e viteve 2017-2020, kur i vuri në rrjesht ish-presidentin e të tjerë për t'i dhuruar falas Serbisë territorin më të pasur të saj. Vuçiq tani thotë se shqiptarët e mbrojnë Kosovën me çdo çmim. Para pesë vitesh nuk ishte kështu. Sot po. Dhe presidenti i Serbisë nuk mund të zhvillojë një luftë tjetër me Kosovën.

Kur thash këtë moderatori u gjend pak i surprizuar. Por studios dhe teleshikuesve iu kujtova Betejën e Koshares, atëherë kur njësitë shqiptare të UÇK-së të keqarmatosura, pa organizim shtetëror e besa edhe me një përçarje të dukshme të brendshme, e mundën ushtrinë e Milosheviçit, e cila zinte vendin e pestë në Europë si ushtri e madhe dhe e modernizuar!

Më duket se po ndodh pikërisht ajo që parashikova në drekën e ditës së sotme. Vetëm një grusht serbësh janë shfaqur në dy pika kufitare me Serbinë. Dhe këto dy pika kufitare nuk janë bllokuar plotësisht. Diçka krejt simbolike. Janë lodhur edhe vetë serbët me pretendimet nacionalshovinuste të politikës së Beogradit për Kosovën!

Mjaft është mjaft! Tani është koha që Serbia ta njohë juridikisht shtetin dhe shtetësinë e Kosovës, së bashku me integritetin e saj territorial të plotë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat