Tri pikave kufitare me Kosovën në territorin e Serbisë, janë bllokuar nga disa shoqata serbe.
Merdar, Jarinje dhe Bërnjak edhe sot janë duke qëndruar të bllokuara nga serbët.
Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ekstremistët serbë po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste qytetarët tanë.
“Pas veprimeve të njejta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë”, shkroi ai.
Analisti Rron Gjinovci, ka thënë më parë barrikadat bëheshin brenda Kosovës, tash po bëhen në Serbi.
Me ironi, ai thotë se kjo është autobarrikadë.
“Ktynejherë barrikadat u bojshin në Kosovë, tash në Serbi. Autobarrikada”, shkruan ai.