Berisha: Kurti dështimet e tij në qeveri i mbulon me prodhim krizash, po i nxjerr ngjarjet sikur është dëmtuar Serbia

Aktuale

Berisha: Kurti dështimet e tij në qeveri i mbulon me prodhim krizash, po i nxjerr ngjarjet sikur është dëmtuar Serbia

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 08:41
Anton Berisha

Për ish-zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Anton Berisha mënyra se si po sillet qeveria “Kurti” me ngjarjet e fundit në veriun e vendit duket se më shumë si sjellje që shfajëson Beogradin në sytë e partnerëve ndërkombëtarë për atë çfarë po ndodh në Mitrovicë.

Në një intervistë për “Ora News” Berisha u shpreh se çdo krizë që ka prodhuar qeveria dhe kryeministri i saj Albin Kurti ka pasur një synim të vetëm, llogaritë elektorale, por duke e dëmtuar rëndë Kosovën.

“Për fat të keq Kosova nuk e ka shfrytëzuar këtë mandat katërvjeçar që të ecë përpara me dialogun me Serbinë, pasi duhet të jetë Kosova e interesuara për këtë, por kjo qeveri e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të krijuar kriza dhe incidente të vazhdueshme dhe siç e tha edhe vetë Lajçak sot, që më shumë është marrë me menaxhimin e krizave se sa me dialogun.

Dhe kështu do të kalojë e gjithë kjo periudhë deri në zgjedhjet e shkurtit.

Asnjë krizë që ka prodhuar Kurti nuk ka pasur ndonjë qëllim tjetër përveçse llogarive elektorale. Pra, në të gjitha krizat që ka prodhuar i ka shfrytëzuar për testimin e opinionit dhe për të mbuluar dështimet e tij në qeverisje.

Nuk ka asnjë segment të Kosovës që ka ecur përpara, dhe ndaj ka krijuar kriza krejtësisht të panevojshme dhe në dëm të Kosovës thjesht e vetëm për një mandat qeverisës”, u shpreh ish-zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Anton Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat