Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës, ka thënë se serbët e veriut të Kosovës janë duke e luajtur skenarin e njëjtë të cilin e ka shfrytëzuar Kosova gjatë viteve të 90-të për t’u çliruar nga Serbia.
Gjini ka thënë se tash për tash dallimi i vetëm mes Kosovës e Serbisë është që Kosova nuk është duke ushtruar dhunë ndaj serbëve.
“Kosova nuk është duke përdorur dhunë, por është duke e lënë shijen e njëjtë edhe pse materia nuk është e njëjtë. Kosova rrezikon me krijua rrethana në të cilat nevoja për më shumë autonomi për komunitetin serb me u dok reale ose shumë më e nevojshme sesa është dukur në vitin 2004 ose 2007 ose 2008.
Edhe në vitet 90 kemi pasur institucione paralele, në kohën e Millosheviqit, edhe atëherë atij i kanë bërë presion që mos me i mbyll ato institucione, të gjithë e kanë të qartë që ishin jo legale, por komunitet pakicë nuk guxojnë me ekzistua pa ndërthurje institucionale që ata e dëshirojnë. Por po ia kujtoj bashkëqytetarëve të mi që në vitet e 90 kemi pasur institucione paralele. Serbët e veriut janë duke e luajtur “play bookin” e Kosovës të viteve të 90, është e njëjta situatë nëse i vendos thjerrëzat e dikujt që shikon nga jashtë”, ka thënë Gjini në Paradoks.