Bajqinovci: Pse nuk ka reagim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare?

Aktuale

Bajqinovci: Pse nuk ka reagim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare?

Nga: A.SH Më: 7 shtator 2024 Në ora: 10:42
Mefail Bajqinovci

Pas bllokimit të kufijve, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Ai shpre çudinë, pse BE-ja dhe opozita nuk kanë reaguar për këtë situatë.

Ai thotë se kjo situatë është “një shkelje e të drejtës së lëvizjes së lirë dhe tregon legjitimitetin që Serbia i jep grupeve ekstremiste”.

“Përderisa kufijtë përdoren për të ndaluar qytetarët tanë, Bashkimi Evropian hesht kur bëhet fjalë për Kosovën”, shkruan deputeti.

Reagimi në Facebook:

Nuk lexova asnjë reagim apo dënim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare nga ana e serbisë për qytetarët shqiptar nga ekstremistët serbë, të cilët veprojnë nën pranin e policisë pra me lejen e shtetit serb. Në çdo pikë kufitare, qytetarët e e Kosovës, të pajisur me dokumente të ligjshme të Republikës së Kosovës, po kthehen mbrapsht dhe pengohen të kalojnë nga shteti serb.

Kjo situatë është një shkelje e të drejtës së lëvizjes së lirë dhe tregon legjitimitetin që Serbia i jep grupeve ekstremiste. Përderisa kufijtë përdoren për të ndaluar qytetarët tanë, Bashkimi Evropian hesht kur bëhet fjalë për Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat