Misioni i SHBA-së në NATO: Siguria në Kosovë me rëndësi strategjike

Aktuale

Misioni i SHBA-së në NATO: Siguria në Kosovë me rëndësi strategjike

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 13:59
NATO

Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për Aleancën, ka thënë misioni i SHBA-së në NATO.

Përmes platformës X, ky mision njoftoi se anëtarë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Idahos po vendosen jashtë shtetit në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Ushtarët do të trajnohen në Teksas, para se t'i bashkohen Operacionit Joint Guardian për një vit, theksohet në njoftim.

“Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i rajonit të Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për Aleancën”, ka shkruar Misioni i SHBA-së në NATO.

Ndërkohë, presidentja Osmani ka shkruar se populli i Kosovës i mirëpret me zemër të hapur. `Ne jemi mirënjohës për shërbimin dhe mbështetjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë dhe përkrah nesh`, ka shkruar presidentja Osmani në X

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat