Sot në qendër të Podujevës është zbuluar shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Të pranishëm në ceremoni ishin presidenti i shtetit, Fatmir Sejdiu, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti.
Në fjalë rasti e mbajti edhe Ukë Rugova, djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Shtatorja e Rugovës është përuruar në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.
“Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, të shtunën më 7 shtator, në Podujevë përurohet shtatorja e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kjo shtatore e cila është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale”, thuhej në njoftimin për media.