Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë

Aktuale

Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 19:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova, tha se Rugova “me urtësinë dhe vendosmërinë e tij, i dha popullit tonë besim dhe shpresë drejt lirisë”.

“Presidenti Rugova, përfaqëson qëndresën dhe besnikërinë e një lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë, të pavarur dhe krenare.

Llapi dhe llapjanët gjithmonë e mbajtën në zemër, ashtu siç ai na mbajti të gjithëve”, shkroi Tahiri.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin Vjosa Osmani, Albin Kurtit dhe figura tjera të institucioneve të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat