Weber: BE-ja dhe SHBA-të janë përgjegjësit më të mëdhenj për kolapsin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Weber: BE-ja dhe SHBA-të janë përgjegjësit më të mëdhenj për kolapsin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 18:13
Bodo Weber

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se bashkësia ndërkombëtare, BE-ja dhe SHBA-të janë përgjegjësit më të madh për kolapsin e plotë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç tha ai, përgjegjësit e “status quo-së” nuk e pranojnë fajin në dialog, por merren me simulime.

Për fat të keq, ata janë ende të zënë me atë simulim dhe nuk e pranojnë se e gjithë faza e dialogut ka dështuar. Ata as që e pranojnë përgjegjësinë për përshkallëzimin e situatës nga Zveçani, përmes Banjskës. Ata mbeten në pozicionin e përsëritjes së njoftimit dhe protestës ndaj lëvizjeve të njëanshme të Serbisë. Fatkeqësisht, kjo është një dinamikë fatale në të cilën ata janë më përgjegjës për veprimet e Kosovës”, tha Weber.

Ai shtoi se ka pak mundësi që takimi ndërmjet negociatorëve kryesorë të Kosovës dhe Serbisë të sjellë ndonjë rezultat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat