Tha se Kurti e ka “shkatërruar” LDK-në, vjen reagimi ndaj Baton Haxhiut – i përmendet edhe gjykimi i Thaçit në Hagë!

Aktuale

Tha se Kurti e ka “shkatërruar” LDK-në, vjen reagimi ndaj Baton Haxhiut – i përmendet edhe gjykimi i Thaçit në Hagë!

Nga: A.M. Më: 10 shtator 2024 Në ora: 07:51
Baton Haxhiu dhe Hashm Thaci

Baton Haxhiu, ka thënë se Hashim Thaçi përkundër përplasjeve që ka pasur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), nuk ka tentuar ta shkatërrojë atë.

“Hashim Thaçi ka shku te varreza e Rugovës, por nuk ka tentuar shkatërrimin e LDK-së, ka pasur përplasje, por nuk ka tentuar ta shkatërrojë. Albin Kurti është politikani e ka sjellur LDK-në në pikën më të ulët të saj”, ka thënë Haxhiu.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, përcjell “Bota sot”.

Ai në një postim në Facebook ironizoi me Haxhiun, duke thënë se: “Prandaj është Albini ka ‘gjykohet’ në Hagë për vrasjen e njerëzve të LDK-së, e jo Hashimi”.

Postimi i plotë

Baton Stanishiqi: “Hashim Thaçi s’ka dashtë me i përça LDK-në, Albin Kurti e ka përça LDK-në"

Prandaj është Albini ka ‘gjykohet’ në Hagë për vrasjen e njerëzve të LDK-së, e jo Hashimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat