Kajtazi: Presidentja Osmani momentalisht po udhëton vetë e katërta me ‘business class’ drejt Stambollit

Aktuale

Kajtazi: Presidentja Osmani momentalisht po udhëton vetë e katërta me ‘business class’ drejt Stambollit

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 10:28
Vehbi Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se Vjosa Osmani aktualisht është duke udhëtuar me aeroplan drejt Stambollit.

Kajtazi, në një shkrim në rrjetet sociale, tha se ka informata për udhëtimin e presidentes së Republikës drejt Turqisë.

Ai tha se ndonëse presidentja e shtetit më të varfër në Evropë, Osmani po udhëton me ‘bussines class’, një klasë më e lartë sesa klasa ekonomike e udhëtimeve me aeroplan.

"Presidentja e shtetit më të varfër në Evropë, Vjosa Osmani, vetë e katërta momemtalisht po udhëton me biznes class drejt Stambollit.
Respekt për presidenten!",
shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat