Hidhet poshtë kërkesa e Haxhi Shalës për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen në paraburgim

Aktuale

Hidhet poshtë kërkesa e Haxhi Shalës për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen në paraburgim

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 10:54
Haxhi Shala

Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara të Kosovës e ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

Në njoftim thuhet se vendimi është marrë të hënën nga paneli i Gjykatës Supreme i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen. 

“Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin”. 

Haxhi Shala, Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi akuzohen për pengim të administrimit të drejtësisë dhe pengim të personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat