Lajçak pas takimit me Vuçiq: I tregoi shqetësimet për serbët e Kosovës

Aktuale

Lajçak pas takimit me Vuçiq: I tregoi shqetësimet për serbët e Kosovës

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 15:14
Foto nga takimi

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin që e pati sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se Vuçiq ka paraqitur “shqetësime të forta për situatën e serbëve të Kosovës”.

“Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në procesin e dialogut”, tha Lajçak.

Kujtojmë, se javën e kaluar Lajçak ishte edhe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat