“Ju pëlqen, s’ju pëlqen edhe 15 vite të ardhshme qishtu e keni me Albinin, Vjosën e Donikën në pushtet”

Aktuale

“Ju pëlqen, s’ju pëlqen edhe 15 vite të ardhshme qishtu e keni me Albinin, Vjosën e Donikën në pushtet”

Nga: A.SH Më: 10 shtator 2024 Në ora: 16:14
Gërvalla, Kurti dhe Osmani

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova në një deklaratë ka thënë se “fati politik i Vjosa Osmanit është nën mëshirën e Albin Kurtit”.

Kësaj deklarte i është kundërpërgjigjur analisti Luan Gacaferi.

Sipas tij, opozita duhet të çohet e të punojë diçka dhe të ofrojë ndonjë alternativë tjetër serioze për Kosovën.

“Ju pëlqen, s'ju pëlqen edhe 15 vite të ardhshme qishtu e keni me Albinin, Vjosën e Donikën në pushtet e edhe prapë po ju them, qonu e punoni najsen e mos ja'u zgjatni pushtetin Vjosës, Albinit e Donikës edhe 15 vjet tjera e me ja'u bo 30 vjet pushtetin!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Po, po, qysh jo, veç vazhdoni ju me i var të gjitha shpresat të ko..... e dashit se a mos i bijnë n'tokë!

Në vend se mu qu e me ofru naj alternativë tjetër serioze për Kosovën, qe Kosova te mos mbetet pa opozitë, k'ta qe katër vite merren me Vjosën, me Albinin, e me Donikën!

Thue ti se popullit të Kosovës i intereson kush kujt nuk ja dha dorën, kush nga kush varet, cili i buzëqeshi e kush kujt nuk buzëqeshi!

Ju pëlqen, s'ju pëlqen edhe 15 vite të ardhshme qishtu e keni me Albinin, Vjosën e Donikën në pushtet e edhe prapë po ju them, qonu e punoni najsen e mos ja'u zgjatni pushtetin Vjosës, Albinit e Donikës edhe 15 vjet tjera e me ja'u bo 30 vjet pushtetin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat