Komandanti i FSK-së, Jashari priti në takim ambasadorin e Shqipërisë

Aktuale

Komandanti i FSK-së, Jashari priti në takim ambasadorin e Shqipërisë

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 16:18
Bashkim Jashari, Kolonel Beqir Tafili

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Petrit Malaj, si dhe Atasheun e Mbrojtjes Kolonel Beqir Tafili, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë.

“KOMFSK informoi Ambasadorin Malaj dhe Kolonel Tafilin mbi arritjet, planet dhe zhvillimin e FSK-së drejtë një force profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n.

Në theks të veçantë u fol për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,” thuhet në njoftim.

KOMFSK uroi emërimin e Atasheut të Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, si dhe në të njëjtën kohë shprehu vullnetin për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ngushtë mes të dyja vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat