KFOR: Bashkëpunimi NATO-BE kyç për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal

Aktuale

KFOR: Bashkëpunimi NATO-BE kyç për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 17:19
Ozkan Ulutash, të martën është takuar me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Komandanti i misionit të NATO-s, në Kosovë KFOR, Ozkan Ulutash, të martën është takuar me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Gjatë takimit, Ulutash dhe Orav, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Po ashtu, në njoftim thuhet se bashkëpunimi NATO-s dhe BE-s është kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë si dhe për stabilitetin në rajon.

“Komandanti përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat