Hoxha: Kurti do t’i shpeshtojë vizitat në veri, jemi në fushatë paraelektorale

Aktuale

Hoxha: Kurti do t’i shpeshtojë vizitat në veri, jemi në fushatë paraelektorale

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 17:36
Valdet Hoxha

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, ka thënë se vizita e kryeministrit Albin Kurtit sot në veri, ishte e zakonshme dhe se në rrethana të tjera s’do përbënte as lajm.

Ai, tha se këto vizita do të shpeshtohen për shkak se, sipas tij, janë afër zgjedhjet e përgjithshme.

“Jemi në një fushatë paralektorale, do të shpeshetohen këto vizita, nuk është vizitë përmbajtësore, është vizitë normale, në kushte normale nuk do të duhej të ishte temë.

E pamë edhe një përshëndetje simbolike me ushtarët e KFOR-it, do të mësohemi këto ditë me disa vizita. Të paktën të kursehemi te vizitat e disa ministrave, të paktën shkon kryeministri bëhet temë më serioze. Është vizitë shtetërore e zakonshme nën petkun elektoral”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat