Në ish-komunat paralele serbe, vendosen institucionet e Kosovës

Aktuale

Në ish-komunat paralele serbe, vendosen institucionet e Kosovës

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 18:44
Pamje nga veriu

Policia e Kosovës po vazhdon aksionin e saj për konfiskimin e dokumenteve në ish objektet e komunave paralele serbe, të cilat u mbyllën më 30 gusht në katër komunat veriore. Zedhenesi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshano thotë se kjo do t’ju shërbei për hetim më të gjerë institucioneve të drejtësisë, ndërsa Nexhat Ugljanin kryesues i kuvendit komunal në veri të Mitrovicës, thotë se në këto objekte po vendosen institucionet shtetërorë të Kosovës.

Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur.

E i gjithë objekti po sigurohet nga Policia e Kosovës.

Pasi kjo godinë komunale më herët është përdorur nga strukturat paralele serbe.

Zëvendës drejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, thotë se aksioni për konfiskimin e dokumenteve në ish objektetet e komunave paralele do të vazhdojë.

E kryesuesi i kuvendit komunal ne veri të Mitrovicës, Nexhat Ugljanin, thotë se mbyllja e strukturave paralele serbe, tregon për shtrirjen e ligjshmërisë në komunat veriore.

Më 30 gusht ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në koordinim me institucionet tjera mbyllën 5 komuna paralele serbe të cilat kanë funksionuar sipas direktivave të Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat