Bajrami i reagon Kurtit: Shtesat kanë ardhë nga tatimet e larta që prindërit kanë paguar gjatë qeverisjes tuaj

Aktuale

Bajrami i reagon Kurtit: Shtesat kanë ardhë nga tatimet e larta që prindërit kanë paguar gjatë qeverisjes tuaj

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 20:19
Hykmete Bajrami

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Kurti për shtesat.

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se që 3 vite, 60 mijë nëna dhe 410 fëmijë kanë përfituar nga shtesat.

Ndërkaq, deputetja Bajrami tha se Kurti s’po merr veshë në ekonomi fare, duke thënëse këto shtesa, kanë ardhë nga tatimet e larta që prindërit kanë paguar gjatë qeverisjes së tyre.

Ajo i bëri thirrje ministrit të ekonomisë, Hekuran Murati që këtë t’ia tregoj Kurtit.

Postimi I plotë:

Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish.

Por, çka me premtimet tjera:

– 160 çerdhe?

– 4 mijë banesa për qiftet e reja?

– 5 shtepi për të moshuarit?

– shportë më të lirë të komnsumit?

– energji më të lirë?

– çka me i bë deficitit tregtar?

– ku janë projektet kapitale?

Çka me KREJT DHE DREJT?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat