Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i ulur dënimin Salih Mustafës në 15 vjet vjet burgim.
Sipas Muratit, nuk ka zbutje dënimi që mund të zbusë padrejtësinë e gjykimit dhe dënimit të çlirimtarëve.
“Lufta çlirimtare e prirë nga UÇK-ja është nën goditje gjithandej. Por aq sa era rrëzon malet, aq kjo furtunë politike mund ta gjunjëzojë luftën tonë të drejtë në raport me historinë dhe me të ardhmen. Dje, sot e nesër me Calin dhe bashkëluftëtarët që gjenden në Hagë” shkroi mes të tjerash në Facebook, Murati.
Gjykata e Apelit sot njoftoi se, duke pranuar kërkesën e mbrojtjes së Musatfës për rivlerësim të dënimit të caktuar në korrik, të njëjtën kërkesë e mori si të bazuar dhe uli dënimin në 15 vjet, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në masë të paraburgimit.
Salih Mustafa, i njohur si “Komandant Cali”, u arrestua më 24 shtator të vitit 2020, nën dyshimin se kishte kryer krime lufte, paraburgim arbitrar, tortura e vrasje.
Ai, bashkë me ish-krerët e UÇK-së, nga ajo kohë po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë