Musliu për Calin: Apeli është dashur ta kthejë dënimin në zero

Aktuale

Musliu për Calin: Apeli është dashur ta kthejë dënimin në zero

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 20:29
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas uljes së dënimit ndaj Salih Mustafa.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Calit edhe po t’i shqiptoheshin edhe vetëm 15 ditë dënim, është padrejtësi e madhe.

Ajo ka shtuar se Apeli është dashur ta kthejë në zero dënimin për Calin.

Postimi i saj i plotë:

Qoftë edhe sikur vetëm 15 ditë denim ti shqiptoheshin Calit prap është padrejtësi e madhe. Apeli është dashtë ta kthej në zero denimin për Calin.

Dhomat e politizuara në Hagë po vazhdojnë t’ia humbin kuptimin fjalës drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat