Pritja e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në veri të vendit me fishkëllima nga politikani serb, Aleksander Arsenijeviq bëri që ky i fundit të arrestohet nga Policia e Kosovës.
Arsenijeviq dha më shumë detaje rreth ngjarjes.
“Ka pasur një protestë nga ana ime dhe sjellja e policisë ka qenë brutale, jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj të dashurës sime.
E këtë e shoh të paarsyeshme, pasi reagimi im ishte protestë për vizitën e Kurtit në Hebs të Mitrovicës Veriore. Gjatë protestës sime ka pasur afrim të policisë të cilët mua më sjellën në mes këmb ndërsa të dashurës sime ia kanë përzhdredhur dorën”, tha ai.