Blerim Gashi fishkëllon duke i replikuar politikanit serb, Arsenijeviq

Aktuale

Blerim Gashi fishkëllon duke i replikuar politikanit serb, Arsenijeviq

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 21:35
Blerim Gashi

Lideri i Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviç është arrestuar sot nga Policia pasi kishte fishkëlleu vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri.

Më pas politikani serb është liruar dhe i njëjti është inkuadruar në linjë direkte në emisionin “Politiko”.

Blerim Gashi me këtë rast ka fishkëllyer në studion e Politikos duke i replikuar politikanit serb, Arsenijeviq

“Ju lutëm bëhuni të dinjitetshëm dhe mos e provokojeni kryeministrin i cili nuk ka shkuar për të provokuar, por ka shkuar për të ngrënë një hamburger”, është shprehur Gashi.

Më pas ai e ka pyetur politikanin serb se “A e dini se një reagim i tillë mund të ketë një kundër efekt sa i përket integrimit të qytetarëve të pjesës veriore në kuadër të sistemit në Kosovë?”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat