Kryministri Albin Kurti sot ka qëndruar në Mitrovicë duke zhvilluar një sërë aktivitetesh.
Atje me këtë rast, ai edhe kaloi në zonën veriore, ku dhe u pa të ecte në Urën e Ibrit, ndërsa mban një çadër të hapur si rezultat i reshjeve të shiut.
Kurti aty shihet i shoqëruar nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Kujtojmë, se Kurti ka thënë se ura e Ibrit do të hapet.