Sadiku: Qeveria ka dështuar ta menaxhojë krizën në veri

Aktuale

Sadiku: Qeveria ka dështuar ta menaxhojë krizën në veri

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 22:06
Arbnor Sadiku

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, tha se Qeveria e Kosovës ka vepruar në mënyrë të drejtë për dy gjëra në veri të vendit.

Sipas tij, e para është që qytetarëve serbë atje iu ka ofruar hapësirë për votim të lirë dhe e dyta ka ofruar ndryshim të gjendjes.

“Qeveria dy gjëra që i ka bërë të mira është munduar që qytetarëve serbë atje të iu ofrojë hapësirë që me u deklaru përmes votës së lirë dhe e dyta është munduar me lëvizë përtej qeverive të kaluara, në kuptimin e ofrimit ose ndryshimit të gjendjes në veri. Këto gjëra mendoj që janë pozitive”, tha ai.

Ndërkohë, tha se kjo Qeveri ka dështuar për ta menaxhuar krizën atje.

“Kurse aspekti i negocimit, koordinimit në politikën e jashtme, menaxhimi i krizës atje ka qenë dështim, sepse këtë e potencoi edhe nënsekretari i shtetit, i cili tha se nuk po mundem ta kuptoj Kosovën se me këto veprime po i bën sikurse Kosova të themi se është agresori e Serbia viktima. D.m.th politikat e gabueshme të brendshme çojnë edhe në gabime edhe në politikën e jashtme”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat