Tahiri: Tash kur dështoi ta hap Urën, Kurti po thotë se po presim KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it

Aktuale

Tahiri: Tash kur dështoi ta hap Urën, Kurti po thotë se po presim KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 23:06
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Tahiri beson se Kurti ka dështuar për hapjen e urës dhe sipas saj, ai tash po thotë se po e presin KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it.

“Tash kur dështoi ta hap Urën, Kurti e ka gjetur fajtorin – po thote ‘po presim KFOR-in dhe shtetet e Quint-it” – ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Kurti ka thënë se tani janë në pritje të QUINT-in dhe KFOR-it për këtë çështje, duke e përmendur koordinimin me këta mekanizma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat