Aleksander Vuçiq deklaroi këtë të martë se do të marrë masa brenda 72 orësh ndaj Kosovës, deklaratë e ardhur pas takimit të tij me të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Studiuesi, Marlind Laçi ka deklaruar në emisionin NoW me Erla Mëhillin se paralajmërimi i Vuçiç duhet marrë seriozisht, pavarësisht se thuhet se e gjitha kjo është një lojë në përfitim të Albin Kurtit.
“Kur bëhet fjalë për Serbinë, askush nuk mund të marrë asgjë me shaka, sepse ka kryer gjenocid në atë vend. Mua Vuçiçi me këto deklarata po më kujton deklaratat e Millosheviçin në 1989. kemi një Serbi që dita-ditës po e bind perëndimin që shiko se ne duhet të jemi xhandarët e Ballkanit, siç kemi qenë për 100 vite me rradhë. Një javë më përpara pati një vizitë nga Macron, ku u nënshkruan marrëveshja për avionët Rafal, po Rafal do të thotë breshëri. Ndaj kujt? Ndaj shqiptarëve e boshnjakëve. Franca e ndihmoi tëpër shpalljen e pavarësisë Serbinë, prandaj është një Serbi që luan me 2 karrige, e fejuara e Rusisë dhe flirton nga ana tjetër me perëndimin,” –u shpreh Laçi.
Sipas tij, vendet perëndimore po mundohen ta tërheqin Serbinë nga Rusia, ku në këtë projeksion këto vende po luajnë me hipotezën diplomatike “tokë në shkëmbim të interesit”, duke ju referuar tokës së shqiptarëve.