Projektligji për Byronë e Konfisikimit të Pasurisë nesër pikë e rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë

Aktuale

Projektligji për Byronë e Konfisikimit të Pasurisë nesër pikë e rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 00:21
Qeveria e Kosovës

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka bërë të ditur se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verfikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, do të jetë nesër pikë e rendit të ditës së mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Sallahu është krenuar me Projekligjin për Konfisikimin e pasurisë, duke thënë se Kosova do të bëhet vendi “i parë në rajon dhe me gjerë”.

Kujtojmë se ky Projekligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Shkrimi i tij:

Nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe votimi në parim i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verfikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Projektligji i tillë, garanton mekanizma ligjor dhe procedural përmes të cilave mundësohet verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme të personave zyrtarë, duke përfshirë edhe standarte të cilat respektojnë dhe mbrojnë të drejtat e palëve në procedurë para Agjencisë dhe gjykatave.

Republika e Kosovës do të bëhet vendi i parë në rajon dhe me gjerë që do të zbatojë konceptin e konfiskimit të pastërt civil.

Përmbajtja projektligjit në fjalë, promovon dhe garanton luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku pasuria e pajustifikuar i kthehet shtetit si pronar legjitim dhe legal i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat