Ulja e dënimit për Calin, avokati Smakiqi thotë se ka bazë që të zvogëlohet edhe më tutje

Aktuale

Ulja e dënimit për Calin, avokati Smakiqi thotë se ka bazë që të zvogëlohet edhe më tutje

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 00:30
Salih Mustafa

Avokati Xhevdet Smakiqi ka folur në lidhje me vendimin për uljen e dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës, i njohur si “Cali”, nga 22 vjet burgim në 15 vjet.

Ai është shprehur se e konsideron si një vendim të mirë.

Sipas tij mbrojtja tani e ka në dorë që të dërgojë kërkesë që, siç u shpreh ai, ky dënim të zvogëlohet edhe më tutje.

“E kam parë si një vendim të mirë të Gjykatës Supreme dhe unë sugjeroj që mbrojtja tash e ka në dorë ta dërgojë, për Calin, një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, ku ky dënim prej 15 vjetësh të zvogëlohet edhe më tutje, sepse ka bazë juridike të mjaftueshme që mos të aplikohet as dënimi prej 15 vjetësh”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat