Serbët lokalë protestojnë para stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës, kjo është arsyeja

Aktuale

Serbët lokalë protestojnë para stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës, kjo është arsyeja

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 10:39
Në protestë shihen edhe pankarta të ndryshme.

Para stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka nisur një protestë e serbëve lokalë pas arrestimit të katër të rinjve serbë të cilët në gjendje të dehur kishin sulmuar dhe fyer pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Protesta është organizuar nga partia e Aleksander Aresnijeviq dhe po kërkohet lirimi i katër të rinjve.

Arsenijeviq bashkë me nënkryetarin e partisë së tij, Stefan Veljkoviq, janë parë duke i prirë protestës dhe duke fishkëllyer bashkë me qytetarët e mbledhur.

Në protestë shihen edhe pankarta të ndryshme. Në një prej tyre shkruan “A është e shqetësuar BE-ja?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat