Bekim Hoxha emërohet kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Aktuale

Bekim Hoxha emërohet kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 11:17
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka emëruar Bekim Hoxhën kryeshef të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kryeministri Albin Kurti tha se nga procesi i rekrutimit për drejtor ekzekutiv, komisioni rekrutues ka bërë një punë profesionale në përzgjedhjen e kandidatit.

Ndërkaq, në prezantimin e propozim-vendimit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm lidhur me menaxhimin dhe drejtimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si agjencia kyçe në implementimin e politikave zhvillimore të bujqësisë, por edhe sigurisë ushqimore në vendin tonë.

“Drejtimi i suksesshëm i kësaj agjencie është thelbësor për arritjen e objektivave strategjike në këtë sektor”.

Ministri Peci tha se përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të jashtëm kanë qenë pjesë e komisionit rekrutues dhe tha se kanë zgjedhur kandidatin më të përgatitur për të marrë këtë post.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat