Abdixhiku përkujton sulmet e 11 shtatorit: Kosova, gjithmonë krah për krah me SHBA-në

Aktuale

Abdixhiku përkujton sulmet e 11 shtatorit: Kosova, gjithmonë krah për krah me SHBA-në

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 11:32
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 23 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit që ka publikuar LDK, Abdixhiku ka thënë se sulmi i 11 shtatorit ishte sulm mbi vlerat demokratike perëndimore.

“Kosova do të mbetet gjithmonë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë si vlera të përbashkëta të dy popujve tanë!”” – thuhet ndër të tjera.

“Sulmi mbi Kullat Binjake në New York, në mëngjesin e 11 shtatorit të vitit 2001 i cili mori jetën e rreth 3000 njerëzve të pafajshëm, tmerroi botën. Kjo tragjedi, nuk ishte thjesht një akt dhune, por një sulm mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës që ndajnë vendet demokratike anembanë botës.

Ky akt terrorist dhe barbar ishte sulm direkt jo vetëm për ShBA-të, por edhe gjithë botën perëndimore; ishte sulm mbi vlerat demokratike perëndimore.

Sot, kur kanë kaluar mbi dy dekada nga momenti i ndodhjes së këtij akti të shëmtuar, kujtojmë dhe solidarizohemi me familjarët e viktimave të 11 shtatorit, të cilët humbën jetën pafajësish nga mania radikale e një sulmi terrorist.

Kosova do të mbetet gjithmonë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë si vlera të përbashkëta të dy popujve tanë!”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat