Maqedonci: Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, nuk i frikësohemi

Aktuale

Maqedonci: Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, nuk i frikësohemi

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 12:05
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’është diçka e re dhe se “nuk frikësohemi nga këto kërcënime”.

Maqedonci shtoi se përderisa Kosova ka institutcionet dhe strukturat e saj që punojnë për sigurinë e vendit, nuk ka arsye që kërcenimet e Serbisë të jenë shqetësuese.

“Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime.

Jemi të përgatitur dhe asnjëherë nuk frikësohemi duke pasur parasysh që i kemi institucionet tona që punojnë vazhdimisht në këtë drejtim”, raporton Eo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat