Deklarimet “fshehurazi” në Hagë, Llugaliu “godet” Thaçin me këtë video: Ngone çka paska deklaru Hashim Komandanti!

Aktuale

Deklarimet “fshehurazi” në Hagë, Llugaliu “godet” Thaçin me këtë video: Ngone çka paska deklaru Hashim Komandanti!

Nga: A.Zh Më: 11 shtator 2024 Në ora: 13:08
Hashim Thaçi

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Mentor Llugaliu, ka reaguar për deklarimet e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, para Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai ka publikuar në Facebook, videon nga momenti kur Prokurori Special Alex Whiting ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës kishte shkuar disa herë fshehurazi në Hagë, për t’u dhënë prokurorëve të ZPS-së një intervistë të zgjatur.

“Gjatë këtyre intervistave mes një sërë pranimesh të rëndësishme, ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe rolin e Shtabit të Përgjithshëm. P.sh, zoti Thaçi pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998 dhe edhe pas kësaj date ekzistonte vetëm në letër”, ka deklaruar Prokurori.

Lidhur me këto deklarime, Llugaliu ka ironizuar keq me Thaçin.

“Ngone çka paska deklaru Hashim Komandanti!

Kur i vyn me ua lanë fajin tjerëve u kanë larg vijave të frontit, kur i ka vyjt me vjedhë u kanë Komandant edhe i Adem Jasharit!”, ka thënë Llugaliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat