​Konjufca për aktakuzën e ngritur në rastin Banjska: Më mirë vonë se kurrë

Aktuale

​Konjufca për aktakuzën e ngritur në rastin Banjska: Më mirë vonë se kurrë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 13:39
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar ngritjen e aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë.

Ai tha se është lajm i mirë, teksa shtoi se "më mirë vonë se kurrë".

"Ky po që është një lajm i mirë dhe një lajm për të cilën nuk dua të jap kritikat. Kësaj i shkon një frazë që 'më mirë vonë se kurrë' dhe kështu ka ndodhur", tha Konjufca.

Teksa foli për procesin e dialogut, Konjufca shtoi se në këtë proces Kosova nuk është e barabartë.

"Serbia favorizohet dukshëm në procesin e dialogut. E kemi parë gjithmonë dhe po vazhdojmë ta shohim edhe sot", shtoi Konjufca.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se sot është ngritur aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës për 45 të pandehurit të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat